Deputetja e AAK-së: Presidentja Osmani vazhdon të mbetët shërbyese e Albin Kurtit

Nga AAK-ja, Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të shihet si marionetë e Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti dhe shërbyese e interesave të tij. ‘’Unë e kam thënë disa herë që presidentja Vjosa Osmani ka qenë veçse një marionetë e kryeministrit Kurti dhe i ka shërbyer interesave të tij’’, deklaron deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi për FrontOnline. Deputetja […]

Deputetja e AAK-së: Presidentja Osmani vazhdon të mbetët shërbyese e Albin Kurtit
deputetja-e-aak-se:-presidentja-osmani-vazhdon-te-mbetet-sherbyese-e-albin-kurtit

deputetja-e-aak-se:-presidentja-osmani-vazhdon-te-mbetet-sherbyese-e-albin-kurtit


Nga AAK-ja, Presidentja Vjosa Osmani vazhdon të shihet si marionetë e Kryeministrit dhe Qeverisë Kurti dhe shërbyese e interesave të tij.

‘’Unë e kam thënë disa herë që presidentja Vjosa Osmani ka qenë veçse një marionetë e kryeministrit Kurti dhe i ka shërbyer interesave të tij’’, deklaron deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi për FrontOnline.

Deputetja Bytyqi thotë se Presidentja Osmani nuk ka pasur rol unifikues siç do duhej ta kishte një President.

‘’Kjo presidente nuk e ka pasur rolin unifikues siç edhe duhet ta ketë një presidente dhe realisht do të mbahet mend veç si e tillë, një presidente që ka shërbyer për kryeministrin dhe asgjë më shumë’’.

Demhasaj: Së fundmi ka dallime mes Osmanit dhe Kurtit, Presidentja s’ka pasur rol unifikues

Ndërkaq, për analistin politik Arton Demhasaj, Presidentja Vjosa Osmani deri më tani nuk ka pasur rol unifikues.

‘’Nuk është se ka pasur ndonjë punë¸ pak a shumë ka qenë njëfarë tandem, mes kryeministrit, zonjës Osmani dhe kryeparlamentarit Konjufca. Roli i Osmanit më shumë ka qenë në kuadër të koalicionit të Guxo me VV, deri tash nuk ka pasur rol unifikues’’, thotë Demhasaj.

Ai poashtu thekson se fundmi ka dallime mes Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.

‘’Tash së fundmi e kemi parë që ka dallime mes Presidentes dhe Kryeministrit, dhe shumica e delegacioneve që po vijnë në Kosovë, kanë filluar të takojnë Presidenten dhe ka filluar të jetë më aktive në çështjet e politikës së jashtme, sidomos në raportet me aleatët sepse për aq kohë sa qasja e Qeverisë po i prishë raportet me aleatet, Presidentja së fundmi ka filluar me vepru’’, tha analisti Demhasaj.