Dimitrievski: Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe maqedonasit s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë

The post d first on INA ONLINE.Dimitrievski: Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe maqedonasit s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë appeare Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM dhe njëherit kryetar i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në një intervistë për portalin “Lokalno” i pyetur se qëndrimet e tij shpesh janë vlerësuar nacionaliste nga blloku politik shqiptar dhe se ai a do të ketë problem të jetë në koalicion me partitë e bllokut shqiptar është përgjigjur si më poshtë: […] The post Dimitrievski: Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe maqedonasit s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë appeared first on INA ONLINE.

Dimitrievski: Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe maqedonasit s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë

The post d first on INA ONLINE.Dimitrievski: Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe maqedonasit s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë appeare

Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM dhe njëherit kryetar i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në një intervistë për portalin “Lokalno” i pyetur se qëndrimet e tij shpesh janë vlerësuar nacionaliste nga blloku politik shqiptar dhe se ai a do të ketë problem të jetë në koalicion me partitë e bllokut shqiptar është përgjigjur si më poshtë:

“Maqedonia është shteti i popullit maqedonas dhe aspiratat e tij shekullore për shtetin e vet. Parimet themelore mbi të cilat mbështetet janë parimet e ASNOM-it, si shtet i popullit maqedonas dhe i të gjithë qytetarëve që jetojnë në të me të drejta të barabarta, por edhe obligime ndaj shtetit. Ka linja nga të cilat maqedonasit nuk duhet të devijojnë nëse duan të kenë shtet dhe të ruajnë identitetin dhe dinjitetin e tyre. Ato bazohen në dokumentet e ASNOM-it.

Maqedonasit nuk mund të jenë qytetarë të dorës së dytë në vendin e tyre dhe të ndjehen të pafavorizuar. Dhe jo vetëm për të ndjerë, por de fakto për të qenë, veçanërisht për shkak të futjes së çelësave etnikë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni gëzojnë të gjitha të drejtat, sipas standardeve ndërkombëtare. Madje në disa segmente këto të drejta janë edhe më të mëdha. Por është e palejueshme që të ketë situata, në të cilat vetëm për shkak se dikush është anëtar i një komuniteti të caktuar, ai do të pranohet për një punë ose për të kryer një lloj funksioni dhe në realitet ai nuk ka njohuritë e nevojshme, aftësitë dhe nuk i plotëson kriteret e nevojshme, dhe një kandidat tjetër që i plotëson të gjitha kriteret, pra maqedonas, të mos e fitoj vendin e punës. Këtu do të jap shembullin e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Ka disa kritere për maqedonasit dhe të tjera për pjesëtarët e komuniteteve. Domethënë, ata mund të hyjnë në Akademi me rezultate shumë më të ulëta në testin pranues. Diskriminimi ‘par excellence’. Dhe më pas në drejtësi dhe në prokurori situata është ashtu siç është. Besnikëria e partisë dhe lidhjet familje-biznes. Maqedonia duhet të ketë njerëz cilësor në të gjitha segmentet dhe në të gjitha institucionet pa dallim etnie apo përkatësie tjetër.

Por më lejoni t’i përgjigjem pyetjes suaj drejtpërdrejt. Nuk do ta kemi problem të jemi në koalicion me ndonjë parti nga blloku njëetnik shqiptar, nëse ato janë për vlerat dhe kriteret evropiane dhe nuk punojnë kundër interesave të shtetit maqedonas, në të cilin jetojmë të gjithë bashkë.” (INA)

The post Dimitrievski: Maqedonia është shtet i popullit maqedonas dhe maqedonasit s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë appeared first on INA ONLINE.