Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup

The post d first on INA ONLINE.Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup appeare Diplomati grek Mihalis Rokas është emëruar zyrtarisht ambasador i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut. Emërimi i tij u bë nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përcjell INA. Diplomati grek nga 2020 deri tani ka qenë ambasador i BE-së në Malajzi. Dekadën e kaluar ai […] The post Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup appeared first on INA ONLINE.

Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup

The post d first on INA ONLINE.Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup appeare

Diplomati grek Mihalis Rokas është emëruar zyrtarisht ambasador i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Emërimi i tij u bë nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përcjell INA.

Diplomati grek nga 2020 deri tani ka qenë ambasador i BE-së në Malajzi. Dekadën e kaluar ai ka shërbyer si i ngarkuar me Punë të BE-së dhe Shef i Delegacionit në Zelandën e Re, dhe më pas si shef i Departamentit të Mbështetjes së Delegacionit në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

“Në përshtatje me rotacionin diplomatik të rregullt, Borrell ka emëruar gjithsej 44 kryetarë të rinj delegacionesh dhe zyrash të BE-së në mbarë botën. Procesi i tyre i emërimit do të bëhet zyrtar pas miratimit nga vendet pritëse”, siç njoftoi EEAS.

Në mesin e ambasadorëve të tjerë të BE-së të sapoemëruar janë Lujji Soreka në Bosnje dhe Hercegovinë, Aivo Orav në Kosovë, Hans Thomas Osovski në Turqi, Johan Sattler në Mal të Zi dhe Miroslav Lajçak në Zvicër.

Përveç emërimeve diplomatike, 11 zëvendëskryetarë të rinj të delegacioneve të BE-së janë gjithashtu emëruar, ndërsa Charles Michel, Kryekëshilltari aktual për Politikë të Jashtme të Presidentit të Këshillit Evropian, ka emëruar Simon Mordeau si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm për Çështjet Ekonomike dhe Globale në EEAS.

The post Diplomati grek, Rokas edhe zyrtarisht ambasador i ri evropian në Shkup appeared first on INA ONLINE.