“Do t’i shkul veshët”, Agron Shehaj debaton me Ulsi Manjën për Amnistinë Penal

Seanca plenare e kësaj të enjteje po zhvillohet me debate të forta midis deputetëve opozitarë dhe qeverisë. Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Paralment, akuzoi Manjën se ka gënjyer në lidhje me Amnistinë Penale kur deklaroi se nuk do përfitojnë të korruptuarit. Debati mes Agron Shehajt dhe Ulsi Manjës: “Tre javë më parë […]

“Do t’i shkul veshët”,  Agron Shehaj debaton me Ulsi Manjën për Amnistinë Penal

Seanca plenare e kësaj të enjteje po zhvillohet me debate të forta midis deputetëve opozitarë dhe qeverisë.

Deputeti Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Paralment, akuzoi Manjën se ka gënjyer në lidhje me Amnistinë Penale kur deklaroi se nuk do përfitojnë të korruptuarit.

Debati mes Agron Shehajt dhe Ulsi Manjës:

“Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen”, tha Shehaj.

(Ulsi Manja flet nga vendi pa mikrofon)

Agron Shehaj: Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

(Manja nga karrigia i bën me dorë se do të të shkul veshët)

Agron Shehaj: Je burrë jep dorëheqjen, mashtrues. Nuk të vjen mirë që erdhe gënjeve këtu. Do më shkulësh veshët mua ti, ministër i Drejtësisë që liron të korruptuarit. Gënjen e nuk ka çfarë thotë.

Në replikë Ministri Manja nga foltorja e kuvendit tha se do jepte përgjigje javën tjetër, jo vetëm për amnistinë penale por dhe për atë (Shehaj) personalisht duke e akuzuar se sponsorizon portale që publikojnë lajme dashakeqe për Shqipërinë.