Dy vite që mban postin e zëvëndëskryetarit të Kuvendit, Gjekmarkaj ushtron sot për herë të parë detyrën

Edhe pse prej dy vitesh mban postin e nënkryetarit të Parlamentit, do të ishte pikërisht disa e sotme kur për herë të parë Agron Gjekmarkaj do të ushtronte detyrën e tij. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka lënë Agron Gjekmarkajt drejtimin e seancës së sotme parlamentare. Gjekmarkaj u votua me 15 janar 2022 nga […]

Dy vite që mban postin e zëvëndëskryetarit të Kuvendit, Gjekmarkaj ushtron sot për herë të parë detyrën

Edhe pse prej dy vitesh mban postin e nënkryetarit të Parlamentit, do të ishte pikërisht disa e sotme kur për herë të parë Agron Gjekmarkaj do të ushtronte detyrën e tij.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka lënë Agron Gjekmarkajt drejtimin e seancës së sotme parlamentare.

Gjekmarkaj u votua me 15 janar 2022 nga Këshilli Kombëtar që të merrte postin e nënkryetarit të nënkryetar i Kuvendit.

Gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare, seancat parlamentare janë drejtuar nga Lindita Nikolla ose nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS, Ermonela Felaj.

Kjo është hera e parë që pas marrjes së postit, që Agron Gjekmarkaj ulet në karrigen e Kryetarit të Parlamentit.

Gjekmarkaj në kohën kur PD ishte në konflikt të brendshëm deklaroi se do të jepte dorëheqjen nga çdo funksion në parti apo i dhënë nga partia. Por, edhe pse në atë kohë dha dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit, Gjekmarkaj e mbajti postin e nënkryetarit të Kuvendit edhe pse ishte një deputet i thjesht edhe pse parashikon që vetëm një nga nënkryetarët e partisë do të mund të jetë dhe nënkryetar i Kuvendit.