Gashi: Qeveria Kurti ka tendencë për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e bordeve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Ai e ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, se ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura. “Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është […]

Gashi: Qeveria Kurti ka tendencë për kalimin e ligjeve antikushtetuese dhe kapjen e bordeve
gashi:-qeveria-kurti-ka-tendence-per-kalimin-e-ligjeve-antikushtetuese-dhe-kapjen-e-bordeve

gashi:-qeveria-kurti-ka-tendence-per-kalimin-e-ligjeve-antikushtetuese-dhe-kapjen-e-bordeve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka folur pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ai e ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, se ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura.

“Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca: e para kalimi i ligjeve anti-Kushtetuese, tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive te pavarura që Qeveria është treguar e zonja, dhe treta ka qenë ne vazhdimësi, pengimi i VV që të kryhet një nga funksion kryesor i Kuvendit duke penguar punën mbikëqyrëse të Komisioneve parlamentare. Janë gjashtë Komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, tha ai.

Të enjten, më 2 maj, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancën e radhës.

Aty do të diskutohet raporti i Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsionin.