Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi automjetin nën masën mbrojtëse

Policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 26 vjeçar,  i cili po drejtonte veturën  e tij Golf me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit. Ndaj tij policia i […]

Gjobë ndaj shoferit në Ferizaj që drejtoi automjetin nën masën mbrojtëse
gjobe-ndaj-shoferit-ne-ferizaj-qe-drejtoi-automjetin-nen-masen-mbrojtese

gjobe-ndaj-shoferit-ne-ferizaj-qe-drejtoi-automjetin-nen-masen-mbrojtese

Policia e stacionit në Ferizaj në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndaluar shoferin F.H (M/K) i moshës 26 vjeçar,  i cili po drejtonte veturën  e tij Golf me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes që të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët.