Haziri: Dorëheqja e Kurtit është mënyra më e duhur për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti beson se dorëheqja e kryeministrit të Koosvës, Albin Kurti, është forma e duhet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. “Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë […]

Haziri: Dorëheqja e Kurtit është mënyra më e duhur për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja
haziri:-doreheqja-e-kurtit-eshte-menyra-me-e-duhur-per-t’i-hapur-rruge-zgjedhjeve-te-reja

haziri:-doreheqja-e-kurtit-eshte-menyra-me-e-duhur-per-t’i-hapur-rruge-zgjedhjeve-te-reja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti beson se dorëheqja e kryeministrit të Koosvës, Albin Kurti, është forma e duhet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

“Kurtha politike që me shpërberjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetim që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht, në pozicione bardhë e zi”, ka thënë Haziri.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, Kurti nuk ka ndërtuar asnjë konsensus për asgjë gjatë këtyre vjetëve të qeverisjes.

“Ky kryeministër për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus. Përkundrazi, s’ka dialog politik me opozitën, as dialog social me sindikata, e as me shoqërinë civile!”, ka thënë Haziri.