​Testimi i skenarëve të sigurisë, KFOR e EULEX mbajnë “Joint Venture 2024”

Misioni i KFOR-it dhe misioni i EULEX-it do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024. Siç njoftojnë nga KFOR-i, kjo stërvitje e quajtur “Joint Venture 2024” pasqyron bashkëpunimin afatgjatë NATO-BE në rajon. “Ajo do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar së bashku skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe për të […]

​Testimi i skenarëve të sigurisë, KFOR e EULEX mbajnë “Joint Venture 2024”
​testimi-i-skenareve-te-sigurise,-kfor-e-eulex-mbajne-“joint-venture-2024”

​testimi-i-skenareve-te-sigurise,-kfor-e-eulex-mbajne-“joint-venture-2024”

Misioni i KFOR-it dhe misioni i EULEX-it do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024.

Siç njoftojnë nga KFOR-i, kjo stërvitje e quajtur “Joint Venture 2024” pasqyron bashkëpunimin afatgjatë NATO-BE në rajon.

“Ajo do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar së bashku skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe për të siguruar bashkëpunim të vazhdueshëm në terren në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

“Kjo stërvitje e përbashkët nënvizon përkushtimin tonë për të garantuar sigurinë për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve rigoroze ne po forcojmë aftësinë tonë për të vepruar si një forcë kohezive, e gatshme për të adresuar çdo sfidë që mund të lindë”, ka deklaruar komandanti i KFOR-it gjeneral-major Özkan Ulutaş.