Hovenier ia ndan Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili që u sulmua gjatë trazirave në Veri

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i ka ndarë Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili, e cila ishte sulmuar në Veri derisa kishte raportuar për trazirat atje në qershor të vitit të kaluar. Hovenier ka përmendur edhe punën e saj “në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës”. “Venera Xhoxhaj Adili ka qenë […]

Hovenier ia ndan Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili që u sulmua gjatë trazirave në Veri
hovenier-ia-ndan-cmimin-gruaja-e-guximshme-gazetares-venera-xhoxhaj-adili-qe-u-sulmua-gjate-trazirave-ne-veri

hovenier-ia-ndan-cmimin-gruaja-e-guximshme-gazetares-venera-xhoxhaj-adili-qe-u-sulmua-gjate-trazirave-ne-veri

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i ka ndarë Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili, e cila ishte sulmuar në Veri derisa kishte raportuar për trazirat atje në qershor të vitit të kaluar.

Hovenier ka përmendur edhe punën e saj “në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës”.

“Venera Xhoxhaj Adili ka qenë e patrembur në aktivitetin e saj për të raportuar të vërtetën – edhe përballë kërcënimeve fizike. Krenar që e njoh punën e saj në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës dhe, së fundmi, raportimin për protestat e dhunshme në qershor të vitit të kaluar. Faleminderit, Venera, për përpjekjet tuaja”.