Komandanti i KFOR-it pret në takim emisarin britanik

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, është takuar sot me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peachin në Prishtinë. Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se Ulutashi ka biseduar me Peachin për situatën e fundit të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it. “Ata shkëmbyen pikëpamje mbi trendet më të fundit të […]

Komandanti i KFOR-it pret në takim emisarin britanik
komandanti-i-kfor-it-pret-ne-takim-emisarin-britanik

komandanti-i-kfor-it-pret-ne-takim-emisarin-britanik

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, është takuar sot me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peachin në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se Ulutashi ka biseduar me Peachin për situatën e fundit të sigurisë dhe aktivitetet e KFOR-it.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi trendet më të fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe angazhimin e përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, Peach gjatë ditës është takuar edhe me krerët e shtetit.