Kuvendi miraton kredinë me vlerë 50 mln euro për autobusë elektrikë në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme  marrëveshjen e huasë që Bashkia e Tiranës do të marrë prej bankës gjermane KFË për  transportin e gjelbër. Me 77 vota pro e 9 kundër u dha aprovimi për marrjen e një kredie prej 50 milionë euro për të zëvendësuar plotësisht tre linja të autobusëve në Tiranë me […]

Kuvendi miraton kredinë me vlerë 50 mln euro për autobusë elektrikë në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e sotme  marrëveshjen e huasë që Bashkia e Tiranës do të marrë prej bankës gjermane KFË për  transportin e gjelbër.

Me 77 vota pro e 9 kundër u dha aprovimi për marrjen e një kredie prej 50 milionë euro për të zëvendësuar plotësisht tre linja të autobusëve në Tiranë me autobusë elektrikë, brenda vitit 2029.

Objektivi është ndërtimi i sistemit të transportit me kapacitet të lartë BRT, në tri korridoret e transportit qytetës të Bashkisë Tiranë:  Tirana e Re; Unaza; Kombinat – Kinostudio.

Sipas këtij projekti do të futen 50 autobusë elektrikë, të cilët do të kenë 52 kilometra korsi të dedikuara në të dyja anët e rrugës.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës” u mbështet nga deputetët socialistë.