Rama kujton takimin me shqiptarët në Athinë në vitin 2006: Dy gjëra kanë ndryshuar, asnjë fije floku e zezë dhe suksesi i…

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri  Edi Rama ka kujtuar kohën kur ka vizituar për herë të parë shqiptarët në Athinë në vitin 2006. Në kohën që Rama ka takuar Shqiptarët që jetojnë në Greqi, ishte lideri i opozitës dhe prej 1 viti ishte kreu i Partisë Socialiste. Rama shkruan ndër të tjera që […]

Rama kujton takimin me shqiptarët në Athinë në vitin 2006: Dy gjëra kanë ndryshuar, asnjë fije floku e zezë dhe suksesi i…

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri  Edi Rama ka kujtuar kohën kur ka vizituar për herë të parë shqiptarët në Athinë në vitin 2006.

Në kohën që Rama ka takuar Shqiptarët që jetojnë në Greqi, ishte lideri i opozitës dhe prej 1 viti ishte kreu i Partisë Socialiste.

Rama shkruan ndër të tjera që nga ai vit e deri më sot dy gjëra kanë ndryshuar: nuk i ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe tjetra lidhet me shqiptarët e Greqisë që janë histori krenarie, qytetarie dhe suksesi.

Të dielën më 12 maj Rama viziton sërish shqiptarët e Greqisë, , kësaj here si tre herë kryeministëri Shqipërisë për të prezantuar qëllimin e qeverisë drejtë anëtarësimit në BE në vitin 2030.

‘Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të vjetra shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie, qytetarie dhe suksesi. Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006’,-shkruan Rama.