Kuvendi miraton rendin e ditës, opozita bashkon votat me maxhorancën

Me 96 kartonë jeshilë, kuvendi miratoi në seancën e sotme parlamentare projektligjin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë Kuvendi miratoi gjithashtu me 71 pro dhe 24 kundër, projektligjin që forcon rolin e Prefektit të Qarkut pavarësisht kundërshtive të opozitës. Demokratët shfaqën kundërshti për këtë […]

Kuvendi miraton rendin e ditës, opozita bashkon votat me maxhorancën

Me 96 kartonë jeshilë, kuvendi miratoi në seancën e sotme parlamentare projektligjin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë

Kuvendi miratoi gjithashtu me 71 pro dhe 24 kundër, projektligjin që forcon rolin e Prefektit të Qarkut pavarësisht kundërshtive të opozitës. Demokratët shfaqën kundërshti për këtë projektligj si në komisione dhe në seancë, por maxhoranca vetëm me votat e saj e kaloi.

Ndërkohë projektligji për karrierën ushtarake, që synon të plotësojë vakancat në ushtri dhe të ulë moshën mesatare të forcave të armatosura, u miratua me 72 vota pro.

Po kaq vota mori dhe projektligji për përkthyesit zyrtare, ku opozita edhe në këtë pikë të rendit të ditës ngriti kartonët e kuq.