Deklaratat e Metës, Kryemadhi: Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është…

Deputetja e PL Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryetarit të PL, Ilir Meta lidhur me nepotizmin në forën politike ku bëjnë pjesë si dhe për sulmet tij ndaj SPAK. Para Parlamentit, Kryemadhi tha për mediat se nepotizmi vlen për institucionet shtetërore dhe jo për partinë, duke kundërshtuar kështu Metën. Kryemadhi tha se Meta nuk […]

Deklaratat e Metës, Kryemadhi: Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është…

Deputetja e PL Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryetarit të PL, Ilir Meta lidhur me nepotizmin në forën politike ku bëjnë pjesë si dhe për sulmet tij ndaj SPAK.

Para Parlamentit, Kryemadhi tha për mediat se nepotizmi vlen për institucionet shtetërore dhe jo për partinë, duke kundërshtuar kështu Metën.

Kryemadhi tha se Meta nuk e ka sulmuar atë si bashkëshorte, por vetëm si politikane.

“Mendoj që meritorkacinë në një parti nuk e mbyt dot nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron. Ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është që nuk të zgjedhin njerëzit me vota”, tha Kryemadhi.

Por, ajo mbështeti sulmet e Metës ndaj SPAK, duke thënë se është peng i qeverisë “Rama”.

 “Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakord, Spak është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK. Ju duket normale ju që gazetat e Erion Velisë hapin faqen me njoftimin e SPAK. Ju duket normale... shtoi Kryemadhi.