Ministria e Shëndetësisë: Po investojmë në infrastrukturë e pajisje, do të rritën pagat edhe vitin tjetër për punonjësit shëndetësorë

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë, pasi që çdo muaj po ikin nga vendi profesionistët shëndetësor. Papunësia, kushtet jo të mira të punës, pakënaqësitë shumën e pagës, janë disa nga arsyet kryesore pse mjekët po e braktisin Kosovën Ministria e Shëndetësisë thotë se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin […]

Ministria e Shëndetësisë: Po investojmë në infrastrukturë e pajisje, do të rritën pagat edhe vitin tjetër për punonjësit shëndetësorë
ministria-e-shendetesise:-po-investojme-ne-infrastrukture-e-pajisje,-do-te-rriten-pagat-edhe-vitin-tjeter-per-punonjesit-shendetesore

ministria-e-shendetesise:-po-investojme-ne-infrastrukture-e-pajisje,-do-te-rriten-pagat-edhe-vitin-tjeter-per-punonjesit-shendetesore


Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë, pasi që çdo muaj po ikin nga vendi profesionistët shëndetësor.

Papunësia, kushtet jo të mira të punës, pakënaqësitë shumën e pagës, janë disa nga arsyet kryesore pse mjekët po e braktisin Kosovën

Ministria e Shëndetësisë thotë se është duke punuar që të krijojë kushte me të mira për stafin shëndetësor në vend dhe se po i përkrahin dhe mbështesin mjekët.

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar me investime në infrastrukturë e pajisje mjekësore në mënyrë që profesionistët të mund të shfaqin gjithë potencialin e tyre. Edhe në buxhetin e këtij viti është paraparë sigurimi i aparaturave më qëllim të ngritjes së shërbimeve të reja’’, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për FrontOnline.

Poashtu, MSH-ja thotë se do të ketë rritje të pagave edhe vitin e ardhshëm.

‘’Qeveria e Kosovës ka rritur pagat për profesionistët shëndetësorë dhe aktualisht paga e një mjeku në Kosovë është ndër më të lartat në rajon. Krahas zhvillimit ekonomik me progres pozitiv rritja në koeficientin e pagës do të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm’’.

Nga kjo ministri thonë se janë duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik

‘’Ministria e Shëndetësisë është duke mbështetur mjekët të cilët kanë zgjedhur të punojnë vetëm në sektorin publik me shtesë në pagë’’, thonë nga MSH-ja për Front Online.