Nis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit në veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se kanë nisur zbatimin e Urdhërit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Bajnska. Ajo potencoi se ka filluar identifikimi i pasurive duhe përfshirë edhe vilën e Milan Radojiçiqit, transmeton Front Online. “Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë […]

Nis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit në veri
nis-zbatimi-i-urdhrit-ndalues-lidhur-me-pasurite-e-paluajtshme-te-radojciqit-ne-veri

nis-zbatimi-i-urdhrit-ndalues-lidhur-me-pasurite-e-paluajtshme-te-radojciqit-ne-veri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se kanë nisur zbatimin e Urdhërit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Bajnska.

Ajo potencoi se ka filluar identifikimi i pasurive duhe përfshirë edhe vilën e Milan Radojiçiqit, transmeton Front Online.

“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska. Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, njoftoi Haxhiu.