Një orë pune te ne paguhet 3.65 euro, në Luksemburg 53 euro

The post d first on INA ONLINE.Një orë pune te ne paguhet 3.65 euro, në Luksemburg 53 euro appeare Një orë punë në Maqedoninë e Veriut vlen dy herë më pak se sa më e ulëta në BE, shkruan Bloomberg. Fitimi më i ulët për një orë pune në vend, me rritjen e fundit të pagës minimale, është 128 denarë. Me pagën minimale të vitit të kaluar, e cila vlente deri në muajin e […] The post Një orë pune te ne paguhet 3.65 euro, në Luksemburg 53 euro appeared first on INA ONLINE.

Një orë pune te ne paguhet 3.65 euro, në Luksemburg 53 euro

The post d first on INA ONLINE.Një orë pune te ne paguhet 3.65 euro, në Luksemburg 53 euro appeare

Një orë punë në Maqedoninë e Veriut vlen dy herë më pak se sa më e ulëta në BE, shkruan Bloomberg.

Fitimi më i ulët për një orë pune në vend, me rritjen e fundit të pagës minimale, është 128 denarë. Me pagën minimale të vitit të kaluar, e cila vlente deri në muajin e kaluar, paga për orë ishte afër 14 denarë më e ulët.

Me rritjen e pagave trendi i rritjes së vlerës së një ore pune në vend ka pasur linjë në rritje edhe vitin e kaluar, kështu që për një orë punë vitin e kaluar një punëtor mesatar ka fituar 208 denarë, që në krahasim me vitin 2022 është një rritje prej 27 denarëve. Përllogaritjet e Bloomberg për pagat e janarit të këtij viti tregojnë se në atë muaj një orë punë kushtonte mesatarisht 225 denarë apo (3,65 euro).

Sipas shërbimit statistikor evropian (“Eurostat”), vitin e kaluar paga mesatare për orë në raport me vitin 2022 është rritur për 5,3 % në nivel të Bashkimit Europian dhe me 4,8 % në nivel të Eurozonës. Tarifat për orë variojnë nga 9.3 euro në Bullgari deri në 53.9 euro në Luksemburg. Të dhënat e “Eurostat” i referohen shumave bruto dhe sa i përket vendit tonë kostoja bruto e një ore pune për një punëtor mesatar vitin e kaluar ishte 312 denarë dhe ishte 15,5 % më e lartë se në vitin 2022./Lajm

The post Një orë pune te ne paguhet 3.65 euro, në Luksemburg 53 euro appeared first on INA ONLINE.