Osmani takohet me Hovenierin, potencohet heqja e masave ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës, zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Tutje, Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe […]

Osmani takohet me Hovenierin, potencohet heqja e masave ndaj Kosovës
osmani-takohet-me-hovenierin,-potencohet-heqja-e-masave-ndaj-kosoves

osmani-takohet-me-hovenierin,-potencohet-heqja-e-masave-ndaj-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sipas presidencës, zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Tutje, Osmani dhe Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast e para e vendit ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato.

Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.