Pas përballjes me heroinat e Kosovës në OKB, Vuçiq sot i adresohet popullit serb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga New Yorku ku mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do t’i drejtohet popullit serb ku do të flasë për situatën në Kosovë. Sipas një njoftimi të zyrës së tij, gjatë këtij adresimi që mbahet nga ora 18:00, Vuçiq do të flasë edhe […]

Pas përballjes me heroinat e Kosovës në OKB, Vuçiq sot i adresohet popullit serb
pas-perballjes-me-heroinat-e-kosoves-ne-okb,-vuciq-sot-i-adresohet-popullit-serb

pas-perballjes-me-heroinat-e-kosoves-ne-okb,-vuciq-sot-i-adresohet-popullit-serb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga New Yorku ku mori pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën do t’i drejtohet popullit serb ku do të flasë për situatën në Kosovë.

Sipas një njoftimi të zyrës së tij, gjatë këtij adresimi që mbahet nga ora 18:00, Vuçiq do të flasë edhe për rezolutën e Srebrenicës.

Vuçiq në seancën e 22 prillit të KS të OKB-së u ballafaquame katër heroina të Kosovës të cilat u përfaqësuan nga presidentja Vjosa Osmani.

E para e shtetit të Kosovës, i përmendi historitë e tyre, që janë të mbijetuara nga lufta e vitit 1999.
Krejt kjo paraqitje e Kosovës e nervozoi Vuçiqin që kritikoi edhe organizatorët për lejimin e tyre në sallë, njofton Klankosova.tv.

Osmani mes tjerash i tha Vuçiqit se duhet t’u kërkojë falje viktimave të luftës në Kosovë, duke përmendur katër heroinat Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin.