Pavarësisht premtimeve, në vend të shkurtimit administrata rritet

The post d first on INA ONLINE.Pavarësisht premtimeve, në vend të shkurtimit administrata rritet appeare Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme për shkurtim të institucioneve dhe të punësuarve në administratën publike me qëllim që të rritet efikasiteti dhe efektiviteti, gjatë vitit të kaluar ka ndodhur e kundërta. Është rritur numri i institucioneve, ndërkaq numri i të punësuarve vazhdon të jetë i njëjtë me vitet paraprake, madje është në rritje. Sipas të dhënave […] The post Pavarësisht premtimeve, në vend të shkurtimit administrata rritet appeared first on INA ONLINE.

Pavarësisht premtimeve, në vend të shkurtimit administrata rritet

The post d first on INA ONLINE.Pavarësisht premtimeve, në vend të shkurtimit administrata rritet appeare

Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme për shkurtim të institucioneve dhe të punësuarve në administratën publike me qëllim që të rritet efikasiteti dhe efektiviteti, gjatë vitit të kaluar ka ndodhur e kundërta. Është rritur numri i institucioneve, ndërkaq numri i të punësuarve vazhdon të jetë i njëjtë me vitet paraprake, madje është në rritje.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shoqërisë Informatike, Maqedonia e Veriut, në fund të vitit 2023 ka numëruar gjithsej 1.371 institucione, në të cilat, duke përjashtuar 18.000 të punësuarit në organet e sigurisë, kanë punuar gjithsej 110.169 persona.

Krahasuar me vitin 2022, gjatë vitit 2023 janë themeluar 17 institucione të reja, dhe kjo nuk përputhet me premtimet e qeverisë për uljen e numrit të institucioneve të panevojshme, të cilat, ekzistojnë, më shumë për shkak apetiteve partiake sesa interesit për t’u shërbyer qytetarëve.

Kështu, sipas raportit të MSHIA-së, në vend ka 14 institucione të cilat fare nuk kanë të punësuar, por kanë vetëm drejtorë. 193 institucione të tjera kanë prej 1 deri në 10 të punësuar.
Nga ana tjetër, nuk është ulur as numri i të punësuarve në sektorin publik. Krahasuar me vitin 2022, gjatë vitit të kaluar ka pasur 300 të punësuar më shumë.

Sipas drejtorit të Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink”, Dimitar Nikollovski, punësimet në administratë bëhen për qëllime klienteliste, ndërkaq numri i të punësuarve në administratë duhet të racionalizohet pasi ka institucione që kanë mungesë të punësuarve, ndërkaq kemi dhe të tjera që kanë më tepër se sa duhet.

“Të gjithë e kemi të qartë se punësimi në administratën publike është një prej mjeteve kryesore të klientelizmit partiak kur vihet në pushtet dhe për blerje të lojalitetit për partitë. Për atë, kemi punësime shumë të mëdha në disa sektorë dhe institucione.

Gjithashtu. E dimë se na duhen reforma në administratën publike edhe si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Atë që unë do ta kisha shtuar se nevojitet më shumë racionalizim, por nuk mund të pajtohem se duhet shkurtim. Në hulumtimet e Eurothink dhe hulumtimeve tjera që unë kam qenë pjesë e tyre, mund të shihet se në disa sektorë mungon mjaft kuadër”, tha Dimitar Nikollovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink”.

Reformat në administratë, përveç që janë të nevojshme për vendin dhe qytetarët, ato janë edhe kusht për anëtarësim në BE. Komisioni Evropian, në raportin e fundit, Maqedoninë e Veriut e notoi me notë 3 për fushën e reformave në administratë. /Alsat.mk

The post Pavarësisht premtimeve, në vend të shkurtimit administrata rritet appeared first on INA ONLINE.