Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime

Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë të madhe pjekjeje, hidhni së bashku patëllxhanët, kungujt e njomë dhe specat me gjysmën e rozmarinës së grirë, gjysmën e hudhrës, 2 lugë vaj dhe pak erëza. Përhapni perimet në një shtresë, më pas piqini në furrë për 20 minuta. Ndërkohë përzieni së bashku pjesën e mbetur të […] The post Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime first appeared on Neps. The post Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime appeared first on Neps.

Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime

Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë të madhe pjekjeje, hidhni së bashku patëllxhanët, kungujt e njomë dhe specat me gjysmën e rozmarinës së grirë, gjysmën e hudhrës, 2 lugë vaj dhe pak erëza. Përhapni perimet në një shtresë, më pas piqini në furrë për 20 minuta.

Ndërkohë përzieni së bashku pjesën e mbetur të rozmarinës, hudhrën dhe vajin. Prisni secilin nga gjokset e pulës 4-5 herë me një thikë të mprehtë, lyejini me vajin e aromatizuar, kriposini dhe lërini mënjanë për 15 minuta.

Pasi perimet të jenë gatuar për 20 minuta, përzieni domatet. Bëni hapësira në tavë e pjekjes dhe vendosini gjokset e pulës mes perimeve. Mbi çdo gjoks pule vendosni një degë rozmarine. Kthejeni tavën në furrë për 18-20 minuta, derisa mishi i pulës të jetë pjekur dhe perimet të karamelizohen lehtë. Shërbejeni me disa patate të reja, nëse dëshironi.

The post Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime first appeared on Neps.

The post Pulë në furrë me rozmarinë dhe perime appeared first on Neps.