Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi kanë shkeqlyer mbrëmë në evenimentin e Met Gala 2024. Ylli i hitit “Praising You” dhe regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukeshin të mrekullueshëm ndërsa pozuan në tapetin e kuq për Met Gala 2024 në Muzeun Metropolitan të Artit më 6 […] The post Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024 appeared first on Albanian Post.

Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi kanë shkeqlyer mbrëmë në evenimentin e Met Gala 2024.

Ylli i hitit “Praising You” dhe regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukeshin të mrekullueshëm ndërsa pozuan në tapetin e kuq për Met Gala 2024 në Muzeun Metropolitan të Artit më 6 maj, shkruan ENews, transmeton AlbanianPost.

Në përputhje me temën e natës, “The Garden of Time”, Rita solli një pamje ikonike, duke u shfaqur me një fustan Tom Ford të stiluar nga Tom Eerebout.

Vetë fustani përmbante një trup me rrjetë, mbi të cilin vareshin fije rruazash në nuanca të ndryshme të zezë, rozë, portokalli, bruz dhe të bardhë.

Siç tha Rita për Vogue gjatë transmetimit të tyre të drejtpërdrejtë të ngjarjes, disa nga rruazat janë të shekullit të parë dhe të dytë para Krishtit, duke i bërë ato “më të vjetra se kushdo në këtë planet”.

Nga ana e tij, Taika, 48 vjeç, zgjodhi një pamje po aq efektive që plotësonte atë të Ritës. E stiluar nga Jeanne Yang, Taika u ngjit në tapet me një kostum lëkure Marni tërësisht ngjyrë kafe, të kompletuar me kravatë lëkure dhe doreza.

Kjo është nata e dytë e takimit në Met Gala për çiftin, të cilët u shfaqën në Met Galan e vitit të kaluar, pas dasmës së fshehtë.

Të dy fillimisht ishin shumë të heshtur mbi dasmën e tyre, teksa Ora pati thënë se asaj i pëlqente të kishte pak privatësi me bashkëshortin e saj të ri.

“Në fakt ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim historitë e ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete”, tha Rita për Vogue në gusht të vitit 2023 ndërsa festonte përvjetorin e parë të çiftit.

Dhe ndryshe nga përgatitja për Met Gala – që shpesh fillon disa muaj më parë – Rita zbuloi se kishte vetëm disa javë midis fejesës dhe ceremonisë së dyshes, që do të thotë se mezi kishte kohë për të gjetur një fustan nusërie.

“Për shkak se nuk ishte planifikuar, nuk e dija nëse fustani do të ishte i duhuri”, shpjegoi ajo.

“Unë thjesht rrezikova dhe shkova në dyqanin e Tom Ford dhe ata e kishin pritur në mënyrë perfekte me vellon, në madhësinë time, nuk duhej bërë asnjë ndryshim”, shtoi ajo.

The post Rita Ora dhe Taika Waititi rrëmbejnë vëmendje me stilin e veshjes në Met Gala 2024 appeared first on Albanian Post.