SHBA: Qëndrimi ynë është i pandryshuar, ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës

Nga Ambasada kanë deklaruar për Front Online se qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar duke e mbështetur demokracinë gjithëpërfshirëse. “Qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar: Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime që e mbështesin atë. Siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë […]

SHBA: Qëndrimi ynë është i pandryshuar, ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës
shba:-qendrimi-yne-eshte-i-pandryshuar,-ne-mbeshtesim-demokracine-e-larmishme,-gjitheperfshirese,-multietnike-te-kosoves

shba:-qendrimi-yne-eshte-i-pandryshuar,-ne-mbeshtesim-demokracine-e-larmishme,-gjitheperfshirese,-multietnike-te-kosoves


Nga Ambasada kanë deklaruar për Front Online se qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar duke e mbështetur demokracinë gjithëpërfshirëse.

“Qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar: Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime që e mbështesin atë. Siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ne besojmë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të tërhequr zyrtarët e zgjedhur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë”, thuhet në përgjigje e tyre për Front Online.

Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se i vlerësojnë përpjekjet e bëra nga zyrtarët zgjedhor.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët zgjedhorë kosovarë për t’i lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në këtë proces demokratik. Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës, thuhet në përgjigjën e ambasadës”.

SHBA-ja pret që Qeveria kosovare të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve në veri.

“Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, përfundon përgjigja e ambasadës.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me vendimin e Listës Serbe.

Rohde ka thënë se është shqetësuese kjo qasje e këtij subjekti.

“Më 21 prill, organet zgjedhore kosovare do të mbajnë votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komunat veriore. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe më duhet të them shqetësuese që Lista Serbe ka vendosur sërish që të mos marrë pjesë në votim. Është një rast i qartë këtu që qytetarëve në veri janë përsëri duke u bërë presion që të mos marrin pjesë në proceset demokratike”, u shpreh ambasadori për Telegrafin.

Politikën e këtij subjekti Rohde e ka quajtur “bojkot dhe dorëheqje”, duke e cilësuar edhe si një tjetër autogol nga Lista Serbe.