Shtatë ushqimet që duhet të hani nëse doni që seksi të zgjasë shumë

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime të caktuara që ndikojnë në kënaqësinë seksuale në shtrat. Plot me vlera ushqimore, minerale dhe vitamina, ato bëjnë që akti juaj të jetë i qëndrueshëm dhe më i gjatë në kohë. […] The post Shtatë ushqimet që duhet të hani nëse doni që seksi të zgjasë shumë appeared first on Sinjali.

Shtatë ushqimet që duhet të hani nëse doni që seksi të zgjasë shumë

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime të caktuara që ndikojnë në kënaqësinë seksuale në shtrat. Plot me vlera ushqimore, minerale dhe vitamina, ato bëjnë që akti juaj të jetë i qëndrueshëm dhe më i gjatë në kohë.

Ja cilat janë këto ushqime, le t’i zbulojmë bashkë!

#1 Bananet

Bananet janë të pasura me kalium, i cili është i njohur për rolin e tij në funksione të ndryshme trupore. Por, ky frut ka ndikim sidomos te burrat në shtrat duke i bërë të qëndrojnëtëi fortë dhe të arrijnë një super orgazmë.

#2 Peshku

Peshqit yndyrorë si salmoni dhe toni janë jashtëzakonisht të dobishëm për shëndetin e zemrës dhe për performancën seksuale, sepse janë të pasur me acide yndyrore omega-3 dhe zink, i cili ndikon në rrjedhjen normale të gjakut.

#3 Midhjet

Midhjet dihet se janë një afrodiziak dhe janë fantastike për kënaqësinë në shtrat. Së pari, ato janë një burim i pasur zinku, i rëndësishëm për prodhimin e testosterone, një hormone thelbësor i dëshirës seksuale.

#4 Boronicat

Boronicat janë të pasura me antioksidantë, flavonoidë, zink dhe një grumbull lëndësh të tjera ushqyese të dobishme, plot vlera ushqimore për shëndetin, por edhe aspektin seksual.

#5 Çokollata e zezë

Çokollata e zezë mund të mos jetë aq “argëtuese” sa shija e çokollatës me qumësht, por duke qenë se përmban flavonoide që përmirësojnë rrjedhjen e gjakut, është alternativa më e mirë për më shumë fokus dhe rezistencë në shtrat.

#6 Avokado

Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E, të cilat të dyja ndikojnë në shëndetin kardiovaskular dhe përmirësojnë qarkullimin e gjaku, si edhe rrisin qëndrueshmërinë në krevat.

#7 Arrat

Një qese me arra sjell shumë përfitime seksuale. Në mënyrë të veçantë, arrat dhe farat përmbajnë acide yndyrore omega-3 dhe zink, të cilat të dyja ndikojnë në shëndetin kardiovaskular, ndërsa ju ndihmojnë në performancën seksuale.

/GazetaSinjali/

The post Shtatë ushqimet që duhet të hani nëse doni që seksi të zgjasë shumë appeared first on Sinjali.