Shtuni: Po krijohet një atmosferë paniku dhe frike në veri para votimeve të 21 prillit

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, e interpreton rastin e e gjetjes së një eksplozivi nën veturën e një zyrtari serb si një përpjekje për të destabilizuar situatën në Kosovë, duke përdorur komunitetin serb si mjet. Ai thekson se kjo metodë frikësuese dhe intimiduese është e njohur dhe po vazhdon të përdoret. Incidenti është veçanërisht […]

Shtuni: Po krijohet një atmosferë paniku dhe frike në veri para votimeve të 21 prillit
shtuni:-po-krijohet-nje-atmosfere-paniku-dhe-frike-ne-veri-para-votimeve-te-21-prillit

shtuni:-po-krijohet-nje-atmosfere-paniku-dhe-frike-ne-veri-para-votimeve-te-21-prillit

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, e interpreton rastin e e gjetjes së një eksplozivi nën veturën e një zyrtari serb si një përpjekje për të destabilizuar situatën në Kosovë, duke përdorur komunitetin serb si mjet.

Ai thekson se kjo metodë frikësuese dhe intimiduese është e njohur dhe po vazhdon të përdoret.

Incidenti është veçanërisht shqetësues pasi ndodhi para votimit për largimin e kryetarëve të disa komunave, ka theksuar Shtuni.

Si metodë frikësuese dhe intimduese e sheh gjetjen një eksplozivi në veturën e një zyrtari serbë, eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, i cili ka theksuar me këto metoda po tentohet të destabilizohet jo vetëm veriu i vendit por e gjitha situata në Kosovë.

Nga këta aktorë që kërkojnë destabilizim e vendit po përdoret komuniteti serb ka theksuar Shtuni.

“Kjo është një metodë që i kemi parë më herët, janë metoda frikësuese, intimduese. Dhe fatkeqësisht po vazhdohet më të njëjtit avaz të mbajtjes peng të atyre, të cilët në veri kërkojnë të ecin përpara. Është një përdorim dhe shpërdorim i minoritet serb në veri nga aktorët që kërkojnë destabilizim dhe akne bërë të njëjtën gjë, qoftë në aspektin e krimit e krimit të organizuar, qoftë në aspekte të tjera që kërkojnë destabilizim në veri dhe më gjerë, kjo është shumë problematike”, ka thënë Shtunë, në RTVDukagjini

Shtuni ka thënë se rasti i eksplozivit është shqetësues dhe shumë problematike në prag të procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill.

“Shumë shqetësuese, jashtëzakonisht problematike, pasi krijon një atmosferë paniku, frikë dhe kjo nuk është në të mriz të mbarëvajtjes së sigurisë dhe aq më pak në të mirë të mbarëvajtjes së votimeve, ndërkohë e dimë që ka tensione të vazhdueshme qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin politik”, ka shtuar Shtuni.