Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, mbrëmë Kosova mblodhi Këshillin e Sigurisë

Mbrëmë, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës. Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit ku u deklaruan se temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale, transmeton Front Online. […]

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, mbrëmë Kosova mblodhi Këshillin e Sigurisë
sulmi-i-iranit-ndaj-izraelit,-mbreme-kosova-mblodhi-keshillin-e-sigurise

sulmi-i-iranit-ndaj-izraelit,-mbreme-kosova-mblodhi-keshillin-e-sigurise

Mbrëmë, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit ku u deklaruan se temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale, transmeton Front Online.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

ZKM-ja potencon se sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian.

“Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, deklaroi ZKM-ja.

Tutje kjo zyrë bën me dije se institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë. /FrontOnline/