Supë me thjerrëza dhe pançetë

    Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe. Shtoni qepën, gjysmën e pancetës dhe karotën. Gatuajini në nxehtësi të ulët deri në mesatare për 10 minuta derisa qepët të jenë të buta.     Shtoni kuminin, turmerikun, hudhrën dhe specin djegës dhe gatuajeni edhe për 1 – 2 minuta të tjera derisa të lirohen […] The post Supë me thjerrëza dhe pançetë first appeared on Neps. The post Supë me thjerrëza dhe pançetë appeared first on Neps.

Supë me thjerrëza dhe pançetë

    Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe. Shtoni qepën, gjysmën e pancetës dhe karotën. Gatuajini në nxehtësi të ulët deri në mesatare për 10 minuta derisa qepët të jenë të buta.

    Shtoni kuminin, turmerikun, hudhrën dhe specin djegës dhe gatuajeni edhe për 1 – 2 minuta të tjera derisa të lirohen aromat.

    Hidhni 1.25 litra ujë të vluar, shkërmoqni kubikët e koncentratit dhe shtoni thjerrëzat. Lërini të ziejnë dhe gatuajini për 20 minuta, duke i përzier herë pas here për t’u siguruar që thjerrëzat të mos ngjiten.

    Ndërkohë skuqni në një tigan të vogël pançetën e mbetur për rreth 10 minuta derisa të bëhen krokante. Ju nuk keni nevojë të shtoni vaj.

    Shërbejeni supën duke e spërkatur me pançetën krokante sipër.

The post Supë me thjerrëza dhe pançetë first appeared on Neps.

The post Supë me thjerrëza dhe pançetë appeared first on Neps.