Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë

The post d first on INA ONLINE.Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë appeare Kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës me seli në Tiranë, Dr. h. c. Lazim Destani dhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, juristi i mirënjohur nga Zvicra, z. Nazmi Jakurti, në një vizitë triditëshe në Kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, zhvilluan takime të shumta […] The post Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë appeared first on INA ONLINE.

Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë

The post d first on INA ONLINE.Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë appeare

Kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës me seli në Tiranë, Dr. h. c. Lazim Destani dhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, juristi i mirënjohur nga Zvicra, z. Nazmi Jakurti, në një vizitë triditëshe në Kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, zhvilluan takime të shumta me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci.

Fillimisht ata vizituan në Qendrën e Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë dhe selinë e Lidhjes Shqiptare në Botë, ku u pritën nga Nënkryetari i Unionit z. Agim Gjidoda dhe nga Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci, z. Sahit Tashevci dhe Nënkryetari z. Rrok Lekaj. Në takim ishin të pranishëm edhe dy Ambasadorët shqiptarë, shkelqësia e tij z. Riza Poda, Ambasador i Shqipërisë në Zagreb dhe shkelqësia e tij z. Milaim Fetai, Ambasador i Maqedonisë së Veriut në Zagreb si dhe disa afaristë të suksesshëm shqiptarë të Kroacisë.

Z. Destani dhe z. Jakurti, i bënë një vizitë në shtëpinë e tij, patriotit të madh, z. Simon Kuzhnini, themelues dhe tani Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë.

Në mbrëmje, Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kroaci, z. Sahit Tashevci shtroi darkë për të pranishmit.
Në ditën e dytë, z. Lazim Destani dhe z. Nazmi Jakurti u pritën në takime të ndara në tri Ambasadat tona në Zagreb, në Ambasadën e Shqipërisë nga shkelqësia e tij Ambasadori Riza Poda, në Ambasadën e Kosovës, nga shkelqësia e tij Ambasadori Martin Berishaj dhe në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut, nga shkelqësia e tij Ambasadori Milaim Fetai. Pastaj ata vizituan Qendrën Informative dhe Kulturore të Maqedonisë së Veriut në Zagreb, për ta parë ekspozitën e piktorit tonë të mirënjohur nga Gostivari Prof. Reshat Ameti.
Në vazhdim mysafirët takuan shumë personalitete të shquara shqiptare të Kroacisë nga fusha e biznesit, kulturës dhe shkencës.
Në ditën e tretë janë paraparë edhe shumë takime me individë dhe përfaqësues shoqatash të ndryshme shqiptare në Kroaci./ D.H

The post Takime vëllezërore me shqiptarët e Kroacisë appeared first on INA ONLINE.