Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Kryeqyteti i Tiranës ka nisur përgatitjet për vitin 2025, ku do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar I Kulturës dhe Dialogut”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ditën e sotme një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun, ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave. “Ne […]

Tirana nis përgatitjet për “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Kryeqyteti i Tiranës ka nisur përgatitjet për vitin 2025, ku do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar I Kulturës dhe Dialogut”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ditën e sotme një delegacion të përfaqësuesve nga Unioni për Mesdheun, ku u diskutua mbi detajet e organizimit të aktiviteteve dhe nxitjes së mirëkuptimit midis kulturave.

“Ne sot mund të themi se kemi filluar përgatitjet për vitin 2025, kur Tirana do të jetë, bashkë me Aleksandrinë, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Jam vërtet mirënjohës që I keni besuar Tiranës këtë titull. Do bëjmë maksimumin që bashkë me Aleksandrinë, të kthehemi një urë e fortë në Mesdhe. Eksperienca e shumë artistëve tanë, duke filluar nga kryeministri artist, deri tek shumë artistë, që na kanë nderuar në bienale të ndryshme apo që janë edhe artistë lokalë, që po punojnë me shkollat e mesme, duke futur kulturën e artit që në një moshë të re”.

Sipas Veliajt, rritja e numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë do të bëjë që bota ta njohë më shumë Tiranën dhe Shqipërinë duke prodhuar një histori suksesi.

“Duam që viti i kulturës të jetë një vit jo vetëm për 1 milionë qytetarët e Tiranës, të  cilët jetojnë këtu, por edhe për fluksin e turistëve, të njohin një Tiranë ku ka edhe art, edhe kulturë. Besoj që do të kemi mundësi që edhe bota të njohë më shumë Tiranën dhe Shqipërinë, dhe që gjithë energjia e artistëve lokalë, të prodhojë një histori suksesi”.

43 shtetet anëtare të Unionit për Mesdheun  nisën  iniciativën “Kryeqytetet  Mesdhetare të Kulturës  dhe Dialogut” gjatë forumit të tyre të 7-të rajonal në nëntor 2022. Një vit më vonë, në nëntor 2023, Tirana dhe Aleksandria u shpallën dy Kryeqytetet e para të Kulturës dhe Dialogut dhe do ta mbajnë këtë  titull përgjatë vitit 2025.