Vdekja e Gani Imerit, Krasniqi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqiperia, Gani Imerit. Krasniqi u shpreh se Ganiu dhe familja e tij dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. “I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të […]

Vdekja e Gani Imerit, Krasniqi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës
vdekja-e-gani-imerit,-krasniqi:-dha-kontribut-te-jashtezakonshem-ne-clirimin-e-kosoves

vdekja-e-gani-imerit,-krasniqi:-dha-kontribut-te-jashtezakonshem-ne-clirimin-e-kosoves

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqiperia, Gani Imerit.

Krasniqi u shpreh se Ganiu dhe familja e tij dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri. Para, gjatë dhe pas luftës, Ganiu dhe familja e tij Imeri nga Dumnica e Epërme, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, bashkëluftëtarëve të tij, miqve dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”.