Votimi në Parlament, mandati i Olta Xhaçkës nuk kalon në “Kushtetuese”

Këtë të enjte Kuvendi ka votuar kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim, ashtu siç kjo e fundit ka urdhëruar që me vendimin e janarit 2023. Deputetët në parlament votuan 39 vota pro, 72 kundër, votat pro ishin të opozitës, ndërsa kundër të socialistëve. Më herët, Xhaçka sqaroi […]

Votimi në Parlament, mandati i Olta Xhaçkës nuk kalon në “Kushtetuese”

Këtë të enjte Kuvendi ka votuar kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim, ashtu siç kjo e fundit ka urdhëruar që me vendimin e janarit 2023.

Deputetët në parlament votuan 39 vota pro, 72 kundër, votat pro ishin të opozitës, ndërsa kundër të socialistëve.

Më herët, Xhaçka sqaroi pozicionin e saj dhe kundërshtoi akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin e investitorit strategjik që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në Dhërmi.

Xhaçka e bëri të qartë se bëhet fjalë për një status të investitorit të asistuar që ndryshon shumë sipas saj nga ata investitorë strategjikë të veçantë.