A u bë padia në SPAK? Bardhi: Sado përpiqen të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin e kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardh ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në disa mediat, të cilat sipas tyre Bardhi ka mashtruar për dorëzimin e padisë në SPAK kundër Olsi Ramës, vëllain e kryeministrit.  Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar dokumentet që vërtetojnë të kundërtën, […]

A u bë padia në SPAK? Bardhi: Sado përpiqen të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin e kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardh ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në disa mediat, të cilat sipas tyre Bardhi ka mashtruar për dorëzimin e padisë në SPAK kundër Olsi Ramës, vëllain e kryeministrit. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi ka publikuar dokumentet që vërtetojnë të kundërtën, se padia në SPAK është e vërtetë. 

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të opozitës, sado përpiqen me mënyra ta ndryshme  që të zhbëjnë lidhjen e Olsi e Ramës me grupin kriminal të kokainës në Xibrakë, TIMS-i dhe dosja janë aty. 

Ai shton se të apasionuarve pas teorive të sajuara dhe të dështuara konspirative u uron  Gëzuar 1 Prillin. 

“Janë shumë argëtuese këto teoritë konspirative që merren me gjithçka që s’ekziston, përveç të vërtetës. E vërteta qendron në kërkesën time zyrtare të dorëzuar në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Olsi Ramës. Faktet e publikuara ngrenë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tij në çështjen “Xibraka” për trafikun e drogës.  

Të apasionuarve pas teorive të sajuara dhe të dështuara konspirative u uroj Gëzuar 1 Prillin , sepse vetëm gënjeshtra u ka mbetur si arma më e fortë! Por, sado të përpiqen, që me shkrime, statuse, kronika, komente të zhbëjnë lidhjen e Olsi Ramës me grupin kriminal të kokainës, TIMS-i dhe dosja janë aty. As nuk të lënë të gënjesh, as nuk të lënë të sajosh”,-shkruan Bardhi.