Vranica: Gastronomia sektori më i theksuar me mungesë të fuqisë punëtore

Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve thotë “Front Online” se me mungesë të fuqisë punëtore po përballet sektori i gastronomisë. Vranica thekson se bizneset e vogla dhe të mëdha kanë telashe më të theksuar kurse bizneset e mëdha janë më të  strukturara më të organizuara, me kontrata, me kontribute, me sigurime shëndetësore. “Po vërehet mungesa […]

Vranica: Gastronomia sektori më i theksuar me mungesë të fuqisë punëtore
vranica:-gastronomia-sektori-me-i-theksuar-me-mungese-te-fuqise-punetore

vranica:-gastronomia-sektori-me-i-theksuar-me-mungese-te-fuqise-punetore


Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve thotë “Front Online” se me mungesë të fuqisë punëtore po përballet sektori i gastronomisë.

Vranica thekson se bizneset e vogla dhe të mëdha kanë telashe më të theksuar kurse bizneset e mëdha janë më të  strukturara më të organizuara, me kontrata, me kontribute, me sigurime shëndetësore.

“Po vërehet mungesa e puëntorëve kur po ka kërkesa dhe po ka kandidatë më pak. Tashmë bizneset e mesme dhe të vogla kanë telashe më të mëdha, por bizneset e mëdha reduktohen. Nëse i shohim bizneset e mëdha, kanë shumë akciza, ose kanë siguri për shkak të lidhjeve, dhe nuk ofrojnë kushte të mira. Ka biznese të mesme që ofrojnë kushte të mira. Varet si e bëjnë biznesin. Bizneset e mëdha janë më të  strukturara me të organizuara, me kontrata, me kontribute, me sigurime shëndetësore”, tha ai.

Vranica thotë se nuk ka mjaftueshëm puëntor nga vendet tjerë, krahasuar me ikjen e punëtorëve gjatë tre muajve të parë të këtij viti, pas liberalizimit të vizave.

“Nuk ka mjaftueshëm  mjaftueshëm puëntor nga vendet e huaja. Po shihet tek bizneset e mëdha se po kanë probleme kur po hapin konkurse, sepse s’po ka të interesuar. Normalisht ka pasur shumë ikje në tre mujorin e parë, e në prill, maj, qershor akoma nuk është konkloduar. Tashmë është ideja tek punët sezonale, por kulmi ikjes është fillimi i vitit”, tha Vranica.

Në fund ai kërkon rregullim të kushteve ndonëse nuk dihet nëse kjo e ndryshon tashmë gjendjen reale.

“Nuk kanë qare pa i rregullu kushtet, por sa është e mjaftueshme është temë tjetër. Nuk mundet me i ndërru edhe politikat e saj. Prandaj e kemi rrezikuar edhe konsumin për tu ndarë të kënaqur edhe me punëtor, me klienta e më të tjerë dhe po shihet se po ka telashe”, 
tha ai për Front Online.