Zhupa-deputetëve të PS: Po silleni si grup kriminal. Vokshi: Rama, koka e krimit! Do të thirret si dëshmitar 

Me debate të forta u shoqërua mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për çështjet e Shëndetësisë.  Përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës kanë filluar që prej nisjes së mbledhjes. Një debat pati edhe mes zonjave Bilali, Zhupa dhe Vokshit.  Pjesë nga debati: Bilali: Jam doktoreshë shkencash, Kam ardhur në këtë komision për të përfaqësuar PS-në.  […]

Zhupa-deputetëve të PS: Po silleni si grup kriminal. Vokshi: Rama, koka e krimit! Do të thirret si dëshmitar 

Me debate të forta u shoqërua mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për çështjet e Shëndetësisë. 

Përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës kanë filluar që prej nisjes së mbledhjes. Një debat pati edhe mes zonjave Bilali, Zhupa dhe Vokshit. 

Pjesë nga debati:
Bilali: Jam doktoreshë shkencash, Kam ardhur në këtë komision për të përfaqësuar PS-në. 

Vokshi: Po bëni shoë.
Bilali: Ju e drejtoni këtë komision. Unë e kërkoj nga ju, nuk po sugjeroj, që si drejtuese e Komisionit të vendosni një standard për të gjithë ne. Në vijim e tutje këto epitete, krahasime, mos të ishin për asnjë nga palët. 

Zhupa: Siç je ti doktoreshë shkencash, jam edhe unë, por ju po silleni si grup i strukturuar kriminal. Po mbroni njërit-tjetrin për të mos zbatuar ligjin. Këtë krahasim do ta keni gjithmonë për aq kohë sa do të shkelni ligjin dhe do të mundoheni që të mbroni njëri-tjetrin. 

Vokshi: Këto do të jetojnë të gjithë dhe ata që kanë ngrënë kumbulla, apo mandarina. Ato kanë vepruar si grup kriminal, ndaj mos u bëni mburojë e këtij abuzimi. Nëse dilni mburojë e këtij grupi të strukturuar kriminal, ndaj ju bëheni palë. Mos e mbroni korrupsionin. Edi Rama do thirret dëshmitar sepse është pas koncesioneve, është koka e grupit të strukturuar kriminal. Do ta dëshmojmë në këtë komision.