Akuzat e Metës ndaj SPAK/ Deputetja demokrate: Vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar ditën e sotme për akuzat që Ilir Meta ka bërë ditët e fundit në drejtim të SPAK. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo u shpreh se çështja e Ilirit nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri. Ndër të tjera deputetja shkruan se “vetëm […]

Akuzat  e Metës ndaj SPAK/ Deputetja demokrate: Vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë…

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar ditën e sotme për akuzat që Ilir Meta ka bërë ditët e fundit në drejtim të SPAK.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo u shpreh se çështja e Ilirit nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.

Ndër të tjera deputetja shkruan se “vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.”

Postimi i deputetes Flutura Açka:

Sepse Iliri nuk është çështje fiqiri.

Vetëm në çmendinën tonë mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikës fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.

Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.

Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.

Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.

Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur – dhe kanë – të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.

Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?