Biskotat e shijshme të Shën Valentinit
Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e grira imët, miellin dhe punojeni sërish masën, derisa të arrini diçka kompakte. Masën ndajeni në dy […] The post Biskotat e shijshme të Shën Valentinit first appeared on Neps. The post Biskotat e shijshme të Shën Valentinit appeared first on Neps.
- Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes.
- Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e grira imët, miellin dhe punojeni sërish masën, derisa të arrini diçka kompakte.
- Masën ndajeni në dy pjesë. E rrumbullakosni dhe futeni në frigorifer për të paktën 1 orë, sa të forcohet disi.
- Me dy masat e brumit që formuat, hapni dy petë të mëdha.
- Tek njëra petë, do të filloni të prisni biskotat në formë zemre, me anë të formave specifike.
- I merrni ato dhe i vendosni në një tavë, të radhitura me kujdes njëra pas tjetrës.
- Mos harroni që poshtë tavës të vendosni një letër pjekjeje.
- Edhe tek peta tjetër filloni të prisni biskotat në formë zemre. Tek po të njëjtat zemra biskotash, me ndihmën e disa formave më të vogla, prisni disa zemra më të vogla, duke krijuar kështu një hapësirë.
- Për më tepër orientim shikoni edhe foton kryesore.
- I radhisni të gjitha tek tava dhe i fusni në furrë të piqen për 15-18 minuta. Më pas i hiqni.
- Nxirrni zemrat e mëdha të biskotave dhe sipër tyre vendosni zemrat më të vogla që kanë një hapësirë në mes. I spërkatni biskotat me pak sheqer pluhur.
- Hapësirat e tyre i mbushni me reçel mjedre, ose me një shije tjetër reçeli sipas dëshirës. Shijojini!
The post Biskotat e shijshme të Shën Valentinit first appeared on Neps.
The post Biskotat e shijshme të Shën Valentinit appeared first on Neps.