‘Dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide’ Sara Gjordeni dhe Bardhi prindër për herë të parë

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale dhe në kaq pak kohë sa njihen kjo ishte një surprizë e madhe për të gjithë. “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e […]

‘Dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide’ Sara Gjordeni dhe Bardhi prindër për herë të parë

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale dhe në kaq pak kohë sa njihen kjo ishte një surprizë e madhe për të gjithë.

“Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide”, shkruan Sara Gjordeni.

Ndërsa këngëtari komentoi: “Sara Gjordeni nana e fmijëve të mi. 

“Vetëm 4 javë që drita jonë është mes nesh por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim me dashamirësit tanë sa më shpejt, e të gëzonim ato zemra që aq fort besuan tek ne e na mbështetën në çdo hap. Urojmë të kuptoni tërheqjen tonë sado të pakët nga rrjetet dhe emisionet këto kohë. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe për ne është edhe arsyeja përse nuk do të kemi një rikthim në Big Brother

Mendojme se kemi fituar SHUMë më tepër edhe se fituesi real i këtij edicioni. Ajo shtëpi na forcoi lidhjen e njëri-tjetrit prej së cilës sot po krijohet një frymë tjetër Pjesa tjetër urojmë të respektojnë këtë moment i cili për ne, në fund të ditës mbetet një tjetër emocion i madh për tu procesuar mes një vorbulle emocionesh të tjera”, shkruan Sara Gjordeni.

Rrjeti ka shpërthyer në urime ndaj tyre.

Linku: https://www.instagram.com/p/C56mE2GoE0V/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C4tfV-So5O-/?img_index=1