Rreth një vit larg zgjedhjeve, Rama nis turin e takimeve me diasporën në disa shtete

Edhe pse na ndajnë rreth një vit nga zgjedhjet, PS duket se i ka ndezur motorët e fushatës. Pas turit të takimeve për anëtarësimet e reja në PS, kryeministri Edi Rama do të nisë një tjetër tur, por këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë. Më 12 maj, kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në […]

Rreth një vit larg zgjedhjeve, Rama nis turin e takimeve me diasporën në disa shtete

Edhe pse na ndajnë rreth një vit nga zgjedhjet, PS duket se i ka ndezur motorët e fushatës.

Pas turit të takimeve për anëtarësimet e reja në PS, kryeministri Edi Rama do të nisë një tjetër tur, por këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Më 12 maj, kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në Greqi, ku nuk do të mungojnë takime me qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

Pas Athinë, kreu i qeverisë do të fluturojë në një tjetër shtet, Itali. Sipas postimit që Rama ka bërë në rrjetet sociale, takimet do të zhvillohen në Milano.

Udhëtimi i tretë i kryeministrit do të jetë drejtë Anglisë, ku pritet të zhvillojë takime edhe me qytetarët shqiptarë në Londër.

Takimi i radhës, Ramës do të jetë më shqiptarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë. Rama bëri të ditur sot se turi i takimeve do të nisë së shpejti me synim “rienergjizimin e diasporës për Shqipërinë 2030”.

“Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa informon për këtë tur takimesh.

Mund të jetë një imazh i teksti