Deputeti i VV-së: Nuk shoh asnjë problem pse VV e përkrahu kandidatin e koalicionit VLEN

Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, ku thanë se përkrahja e Kurtit ndaj koalicionit VLEN, nuk ia ka vlejtur. Ai thotë se nuk sheh problem për përkrahjen që VV ia ka bërë kandidatit, Arben Taravari […]

Deputeti i VV-së: Nuk shoh asnjë problem pse VV e përkrahu kandidatin e koalicionit VLEN
deputeti-i-vv-se:-nuk-shoh-asnje-problem-pse-vv-e-perkrahu-kandidatin-e-koalicionit-vlen

deputeti-i-vv-se:-nuk-shoh-asnje-problem-pse-vv-e-perkrahu-kandidatin-e-koalicionit-vlen


Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, ku thanë se përkrahja e Kurtit ndaj koalicionit VLEN, nuk ia ka vlejtur.

Ai thotë se nuk sheh problem për përkrahjen që VV ia ka bërë kandidatit, Arben Taravari dhe se sipas tij edhe partitë tjera nga Kosova kanë përkrahur kandidatin e BDI-së.

‘’Nuk shoh asnjë problem në këtë situatë. Sikurse partitë tjera nga Kosova kanë përkrahur publikisht partinë në pushtet BDI-në’’, tha ai.

Haliti thotë se pavarësisht përkrahjes së VV-së, ndaj kandidatit të koalicionit VLEN, Arben Taravarit, qytetarët e Maqedonisë kanë qenë të lirë të vendosin se kë do të votojnë për president.

‘’Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë qenë të lirë të vendosin sipas bindjeve të tyre’’ shprehet Haliti.

Ai më tej shton se pret që të ketë sa më shumë deputetë në zgjedhjet për Parlamentin e Maqedonisë Veriore të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

‘’Uroj që të ketë sa më shumë deputetë shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e së dielës, kjo do të ishte fitorja më e madhe’’, thekson deputeti Haliti për FrontOnline.