Humbja e Erdogan në zgjedhjet lokale, Berisha: Pagoi për mbështetjen personale që ka i dhënë Ramës në këto vite

Humbjen historike të presidentit turk në zgjedhjet lokale të kësaj fundjave, kreu i Rithemelimit ia atribuon pjesërisht miqësisë së Erdogan me Edi Ramën. Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, shprehet se me humbjen në Stamboll dhe Bursë, lideri turk pagoi për “mbështetjen që i […]

Humbja e Erdogan në zgjedhjet lokale, Berisha: Pagoi për mbështetjen personale që ka i dhënë Ramës në këto vite

Humbjen historike të presidentit turk në zgjedhjet lokale të kësaj fundjave, kreu i Rithemelimit ia atribuon pjesërisht miqësisë së Erdogan me Edi Ramën.

Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, shprehet se me humbjen në Stamboll dhe Bursë, lideri turk pagoi për “mbështetjen që i ka dhënë gjatë këtyre viteve kreut të qeverisë, Rama.”

Berisha e ka uruar po ashtu opozitën turke për fitoren duke e vënë në dijeni se grupi që ai udhëheq mbetet i hapur për bashkëpunim.

Sali Berisha në Facebook

“Turqia po ndryshon! Opozita fiton zgjedhjet. Të dashur miq, Opozita turke e udhëhequr nga Partia Republikane Popullore fitoi zgjedhjet lokale në Turqi. 

Presidenti Erdogan ka pranuar humbjen dhe vlerëson fitoren e opozitës si pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrime autoritare, afinitet i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe nderhyrjet e tij dhe shtetit në çështjet e fesë, u ndëshkuan nga zgjedhësit turq në këto zgjedhje.

Shtoj këtu gjithashtu se humbja në Stamboll dhe Bursë, qytete me prezencë të fuqishme shqiptare, dëshmon se Erdogan pagoi gjithashtu mbështetjen obskure dhe aprincipiale personale që ai i ka dhëne këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili me narkshtetin që ndërtoi, largoi nga Shqiperia 1/3 e shqiptarëve.

Me këtë rast Partia Demokratike uron përzemërsisht fitoren e opozitës turke në këto zgjedhje dhe mbetet e hapur të bashkëpunoj me udhëheqjen opozitare në interesin më të mirë për një të ardhme në paqe e demokraci të dy popujve dhe dy vendeve tona.”