Iris Luarasi: Reportazhi i “RAI 3” është kundër Melonit

Kryeministri Rama dhe përplasja e tij me RAI 3 është diskutuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan. E ftuar në studio, pedagogia Iris Luarasi e lidhi sulmin e medias italine me kryeministren Meloni, për shkak të debateve politke mes të majtëve dhe të djathtëve. “A do bëhej ky dokumentar nga nje media […]

Iris Luarasi: Reportazhi i “RAI 3” është kundër Melonit

Kryeministri Rama dhe përplasja e tij me RAI 3 është diskutuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

E ftuar në studio, pedagogia Iris Luarasi e lidhi sulmin e medias italine me kryeministren Meloni, për shkak të debateve politke mes të majtëve dhe të djathtëve.

“A do bëhej ky dokumentar nga nje media qe eshte e majte radikale nqs Rama nuk do bente marreveshjen me kryeministren fashiste meloni?

Patjetër që ne e dimë se askujt nuk do t’i shkonte në mendje.

Ne e dimë shumë mire që fal ndryshimeve në kohëve të kohëve të fundit. Pas gjithë historive me kriminelë, skafistë apo me trafikantë, ne këto vitet e fundit kemi një ndryshim të narratives. Tashmë flitet për një Shqipëri tjetër, që vizitohet nga turistët .

Ne duhet te biem dakort për dy gjëra, që reportazhi është kundër Melonit.

Pra e gjithë kjo është një luftë politike midis të majtës dhe të djathtës në Itali, se si do luhet me një gjë që është shumë e rëndësishme në Itali që është emigracioni.

Marrëveshja e fundit mes Ramës dhe Melonit , përforcon pozitën e Melonit që tregon se ka gjetur një zgjidhje për atë çështje të pazgjidhur në 25 vite në shtetin italian dhe ke një marrëveshje që është tashmë e firmosur dhe e ratifikuar nga të dyja parlamentet”, u shpreh Luarasi