Konjufca: Koha e fundit që të ndodhë konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë

Me një minutë heshtje për vrasjen e sotme të një gruaje tjetër në Pejë, ka nisë dita e dytë e Forumit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë. “Konsolidimi i të gjithë mekanizmave të drejtësisë dhe gjyqësisë është koha e fundit të ndodhë, sepse gra e vajza po vriten vazhdimisht”, tha kryekuvendari, Glauk Konjufca, në hapje të […]

Konjufca: Koha e fundit që të ndodhë konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë
konjufca:-koha-e-fundit-qe-te-ndodhe-konsolidimi-i-mekanizmave-te-drejtesise

konjufca:-koha-e-fundit-qe-te-ndodhe-konsolidimi-i-mekanizmave-te-drejtesise

Me një minutë heshtje për vrasjen e sotme të një gruaje tjetër në Pejë, ka nisë dita e dytë e Forumit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë.

“Konsolidimi i të gjithë mekanizmave të drejtësisë dhe gjyqësisë është koha e fundit të ndodhë, sepse gra e vajza po vriten vazhdimisht”, tha kryekuvendari, Glauk Konjufca, në hapje të ditës së dytë të këtij forumi.

“Dhuna e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave që edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda dhe Sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë jave në Kosovë”, tha Konjufca.