Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

The post d first on INA ONLINE.Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj appeare “Me kokën lartë, të vendosur në një rrugë të vërtetë evropiane, e cila është e vetmja mundësi për ndryshime thelbësore në vendin tonë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të dalin masivisht në zgjedhjet e 8 majit dhe ta japin votën e tyre për presidentin tonë Stevo Pendarovski dhe për listat parlamentare […] The post Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj appeared first on INA ONLINE.

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

The post d first on INA ONLINE.Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj appeare

“Me kokën lartë, të vendosur në një rrugë të vërtetë evropiane, e cila është e vetmja mundësi për ndryshime thelbësore në vendin tonë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të dalin masivisht në zgjedhjet e 8 majit dhe ta japin votën e tyre për presidentin tonë Stevo Pendarovski dhe për listat parlamentare të LSDM-së dhe koalicioni për ardhmëri evropiane”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në tubimin e koalicionit për të ardhmen evropiane në Çuçer Sandevë.

“Dua t’ju inkurajoj të bisedoni me secilin nga miqtë tuaj, të afërmit, fqinjët, deri në datën 8 maj, për të thënë se PO, e kuptuam ku gabuam, se kemi një program dhe plan të qartë për t’i rregulluar të gjitha dhe gjithashtu për të thënë se ne jemi ajo parti që siguroi të gjitha këto gjëra progresive për shtetin dhe që e çliroi shtetin nga kthetrat e vetëm një partie politike që kishte gjithçka në dorë për një dekadë të tërë. Ju bëj thirrje që të mos heqim dorë kurrë nga ajo që besojmë dhe të luftojmë për të pasur sukses që ajo që kemi shkruar në program të bëhet realitet dhe vendi të bëhet shumë më i mirë se sa është sot”, tha Kovaçevski.(INA)

The post Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj appeared first on INA ONLINE.