Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express. Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa […]

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat
lajm-i-madh-nga-strasburgu,-asambleja-i-thote-po-anetaresimit-te-kosoves-ne-kie,-pas-nje-muaji-flasin-ministrat

lajm-i-madh-nga-strasburgu,-asambleja-i-thote-po-anetaresimit-te-kosoves-ne-kie,-pas-nje-muaji-flasin-ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Tani, fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj./Express