Sloganet e fushatës, cilat janë premtimet e Taravarit dhe Osmanit …

The post d first on INA ONLINE.Sloganet e fushatës, cilat janë premtimet e Taravarit dhe Osmanit … appeare Sloganet konceptohen si përmbledhës i mesazhit të fushatës. Shumica e partive shqiptare, por edhe atyre maqedone, mesazhet e fushatës i lidhin me proceset eurointegruese, ruajtjen e identitetin shtetëror, nevojën e rrotacionin politik tek shqiptarët, e kështu me rradhë, njofton agjencia e lajmeve INA. Kandidati për president i opozitës shqiptare Arben Taravari del me sloganin “Taravari […] The post Sloganet e fushatës, cilat janë premtimet e Taravarit dhe Osmanit … appeared first on INA ONLINE.

Sloganet e fushatës, cilat janë premtimet e Taravarit dhe Osmanit …

The post d first on INA ONLINE.Sloganet e fushatës, cilat janë premtimet e Taravarit dhe Osmanit … appeare

Sloganet konceptohen si përmbledhës i mesazhit të fushatës. Shumica e partive shqiptare, por edhe atyre maqedone, mesazhet e fushatës i lidhin me proceset eurointegruese, ruajtjen e identitetin shtetëror, nevojën e rrotacionin politik tek shqiptarët, e kështu me rradhë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kandidati për president i opozitës shqiptare Arben Taravari del me sloganin “Taravari për president”. Ai synon që marrë vota të mjaftueshme për të kaluar në raundin e dytë zgjedhor, për të dëshmuar prezencën dhe fuqinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Tek programi i Taravarit, shprehen synimet e qarta për rëndësinë e proceseve euroatlantike, por edhe nevoja për një rrotacion politik.

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, ka dal me sloganin “Presiden Evropian”. Qëllimi i këtij slogani lidhet me proceset eurointegruese, të cilat po zgjasin më shumë se dy dekada dhe ku pjesë e pushteti ishte edhe partia që i takon kandidati në fjalë.

LSDM ka zgjedhur sloganin “Presidenti ynë Stevo” me moton se nuk heqin dorë nga e ardhmja, ndonëse për tetë vite me radhë nuk është dëshmuar edhe aq sa duhet një qeverisje evropiane, kjo sipas raporteve të organizatave ndërkombëtare, të cilat adresojnë kritika në shumë fusha.

Ndërkaq, VMRO garon me sloganin “Maqedonia përsëri krenare”, ndonëse gjatë qeverisjes së kaluar ku kjo parti mbante pushtetin kishte shumë raste korruptive, të cilat u zbardhën nga afera e përgjimeve.

Sa janë reformuar partitë dhe sa do të dëshmojnë reforma në zgjedhjet e ardhshme, mbetet të shihet.

Me fillimin e fushatës, shtatë kandidatët nga sot nisin karvanin për të prezantuar para votuesve programet dhe angazhimet e tyre. Premtime do të ketë, por nuk shihet se kemi figura të reja dhe protagonistë të rinjë në këto zgjedhje, presidenciale, por edhe parlamentare.

Përgjegjësia politike mungon dhe për këto arsye, sloganet e fushatës dëshmojnë jo thjesht papërgjegjshmërinë politike ndaj qytetarit, por edhe një banalizim të marrëdhënies së mbrapshtë që ka krijuar elita politike me votuesin. (INA)

The post Sloganet e fushatës, cilat janë premtimet e Taravarit dhe Osmanit … appeared first on INA ONLINE.