Tesla ul çmimet në tregjet kryesore teksa shitjet bien

Tesla ka ulur sërish çmimet në një numër tregjesh kryesore – përfshirë SHBA-të, Kinën dhe Gjermaninë. Lëvizje kjo, që vjen teksa gjigandi i makinave elektrike i drejtuar nga multi-miliarderi Elon Musk përballet me rënie të shitjeve. Më herët kompania ka raportuar një rënie të mprehtë në dërgesat e saj globale të automjeteve në tre muajt […] The post Tesla ul çmimet në tregjet kryesore teksa shitjet bien appeared first on Albanian Post.

Tesla ul çmimet në tregjet kryesore teksa shitjet bien

Tesla ka ulur sërish çmimet në një numër tregjesh kryesore – përfshirë SHBA-të, Kinën dhe Gjermaninë.

Lëvizje kjo, që vjen teksa gjigandi i makinave elektrike i drejtuar nga multi-miliarderi Elon Musk përballet me rënie të shitjeve.

Më herët kompania ka raportuar një rënie të mprehtë në dërgesat e saj globale të automjeteve në tre muajt e parë të këtij viti.

Një luftë çmimesh është intensifikuar midis prodhuesve të automjeteve elektrike, me konkurrencë veçanërisht të ashpër që vjen nga firmat kineze.

Tesla pritet sakaq të raportojë rezultatet financiare për tremujorin e parë të vitit 2024 pas mbylljes së tregut amerikan të martën.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, dikur Twitter, Musk ka shkruar se “çmimet e Tesla-s duhet të ndryshojnë shpesh në mënyrë që të përputhet prodhimi me kërkesën”.

Në Kinë, firma uli çmimin fillestar të Model 3 të rinovuar në Kinë me 14 mijë juanë në 231 mijë e 900 juanë.

Po ashtu çmimet e automjeteve Model Y, Model X dhe Model S në SHBA u ulën me 2 mijë dollarë të premten.

Ka pasur gjithashtu ulje çmimesh në shumë vende të tjera në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Kompania shkaktoi një luftë çmimesh të makinave elektrike më shumë se një vit më parë kur uli në mënyrë agresive çmimet në kurriz të marzheve të fitimit.

Firma ka qenë e ngadaltë për të rifreskuar modelet e saj të vjetra, ndërsa rivalët në Kinë, si BYD dhe Nio, kanë nxjerrë modele më të lira.

Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi gjithashtu ka prezantuar makinën elektrike të parë muajin e kaluar.

Javën e kaluar, Tesla njoftoi planet për të pushuar nga puna më shumë se 10 për qind të fuqisë punëtore globale.

Gjatë fundjavës, Musk ka thënë se do të shtynte një udhëtim të planifikuar për në Indi, ku do të takohej me kryeministrin Narendra Modi, për shkak të “detyrimeve shumë të rënda të Tesla-s”.

Të premten, firma tërhoqi mijëra Cybertrucks të rinj për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Kjo, për shkak se pedalet e tyre të gazit aktualisht rrezikojnë të bllokohen duke rritur mundësinë e përplasjeve.

Ndërkaq, aksionet e Tesla-s kanë rënë me më shumë se 40 për qind që nga fillimi i këtij viti.

The post Tesla ul çmimet në tregjet kryesore teksa shitjet bien appeared first on Albanian Post.