“Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”, Balla përplaset me Bardhin të “Ligjet”: Mos u merr me mua… 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projekligjit për prefektin e qarkut.  Përplasja mes Ballës dhe Bardhit erdhi sepse ky i fundit ndërhyri gjatë fjalës së ministrit, ndërsa Balla i tha se “ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”.  Bardhi: Mund […]

“Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”, Balla përplaset me Bardhin të “Ligjet”: Mos u merr me mua… 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi janë përplasur në Komisionin e Ligjeve gjatë diskutimit të projekligjit për prefektin e qarkut. 

Përplasja mes Ballës dhe Bardhit erdhi sepse ky i fundit ndërhyri gjatë fjalës së ministrit, ndërsa Balla i tha se “ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët”. 

Bardhi: Mund ta merrni ju fjalën të vazhdoni videoklipin meqë e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit. 

Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës.. Ju ndërhyra gjë kur folët?K një huq të keq që duhet ta ndryshosh. Iu referuat rastit të një zjarri në një qendër tregtare në Lushnjë, ndërsa ju bëni komente nga divani unë dhe kolegu kemi qenë aty dhe padyshim që mund të them që është një prej rasteve më të mira
Bardhi: U fik zjarri dhe sa ike ti u rindez zjarri. 

Balla: Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët. Ta mbaroj, ti gënjen!
Bardhi: Po pse?
Balla: Unë kam qenë aty deri në 4 të mëngjesit. (Bardhi ndërhyn) Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë.
Bardhi: Falë pjesëmarrjes tënde atje zjarri u shua
Balla: O zot sa… Kjo është e rëndë që t’i mund të jesh kryetar grupi parlamentar minimalisht, po ta mbaroj. Çfarë e ke këtë histori paedukate deri në këtë lloj niveli
Bardhi: Mos u merr me mua, që të mos merrem unë me… 

Balla: Po mos ndërhy o zotëri