Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

The post d first on INA ONLINE.Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi appeare Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga dekania e Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Shpresa Memishi dhe koordinatori për projekte, Prof. Dr. Astrit Iseni, realizuan një takim pune me kryetaren e shoqatës “TAKT”, Magdalena Spasovska, me ç’rast nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja dhe bashkëpunimi ndërmjet […] The post Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi appeared first on INA ONLINE.

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

The post d first on INA ONLINE.Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi appeare

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga dekania e Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Shpresa Memishi dhe koordinatori për projekte, Prof. Dr. Astrit Iseni, realizuan një takim pune me kryetaren e shoqatës “TAKT”, Magdalena Spasovska, me ç’rast nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja dhe bashkëpunimi ndërmjet dy palëve përmes aktiviteteve edukative, konferencave, simpoziumeve, seminareve të bazuara në sport, trajnimeve të mëtejshme të profesorëve dhe shkëmbimit të përvojave pozitive, implementimi i një programi për zhvillimin e aftësive të të rinjve, pjesëmarrja në trajnimet me temën e sportit dhe barazisë gjinore, zbatimi i programit për inovacione dhe pjesëmarrja në kampe sportive, me qëllim përmirësimin e aftësive përmes sportit për punësimin e rinjve.

Përveç pikave të sipërpërmendura ky memorandum është i rëndësishëm pasi do të ndikojë në forcimin e aftësive jetësore dhe elasticitetit të të rinjve ndaj diskriminimit gjinor dhe statusit të pakicës etnike në arsimin formal si dhe forcimin e rezistencës së të rinjve (15-24 vjeç) ndaj rreziqeve të radikalizmit dhe diskriminimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi appeared first on INA ONLINE.