Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

The post d first on INA ONLINE.Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli appeare Nga territori i Izraelit vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim të menjëhershëm, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili theksoi se me fletë-lëshim, ai tashmë është në rrugën e tij për në shtëpi. MPJ e Maqedonisë siguron se gjendja për momentin është stabile, kështu që në Tel […] The post Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli appeared first on INA ONLINE.

Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

The post d first on INA ONLINE.Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli appeare

Nga territori i Izraelit vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim të menjëhershëm, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili theksoi se me fletë-lëshim, ai tashmë është në rrugën e tij për në shtëpi.

MPJ e Maqedonisë siguron se gjendja për momentin është stabile, kështu që në Tel Aviv po qëndrojnë edhe familjet e diplomatëve në ambasadën e Maqedonisë.

“Grupi i studentëve nga Jordania që kërkuan udhëzime se si të largoheshin nga vendi nuk po kërkojnë evakuim për momentin. Por një kompani e RMV-së raportoi në shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme se ka punëtorë në Izrael, të cilët në rast të një sulmi të ri do të kërkojnë evakuimin e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme është e gatshme të përgjigjet nëse kërkesa për tërheqje vijnë edhe nga Irani”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, deri më tani asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka kërkuar të kthehet në vend.

Institucionet e RMV-së vlerësojnë se sulmet në Lindjen e Mesme nuk kanë përjashtuar një valë të re refugjatësh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë rrezikim i sigurisë së vendit. Numrat e ndihmës në ambasadën maqedonase në Tel Aviv, si dhe telefonat SOS në ministri mbeten të disponueshme. Rreth 50 shtetas të RMV-së ndodhen aktualisht në Izrael.

The post Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli appeared first on INA ONLINE.